Sport

Xherdan Shaqiri në mesin e yjeve, pjesë e formacionit më të mirë të kualifikimeve për Euro 2024

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, është bërë pjesë e formacionit të lojtarëve më të mirë të kualifikimeve për Euro 2024.

Shaqiri shkëlqeu në këtë cikël kualifikues duke luajtur rol vital në kualifikimin e Zvicrës në Evropianin i cili do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

32-vjeçari ishte mjaft produktiv për skuadrën e Murat Yakin, duke kontribuar me dy gola dhe tri asistime në këtë kampanjë.

Kjo formë e lartë e tij ka bërë që ai të bëhet pjesë e formacionit më të mirë të këtyre kualifikimeve nga Sofa Score.

Shaqiri gjendet në mesin e yjeve si Bruno Fernandes, Kylian Mbappe, Romelu Lukaku, Christian Eriksen etj. Ai është vlerësuar me notën 7.91 për paraqitjet e tij gjatë shtatë ndeshjeve me Zvicrën.

Lexo më shumë  Shqipëria për fitore në Poloni, formacionet zyrtare

Ai ka kujtime të mira nga Kampionati Evropian pasi dihen paraqitjet e tij të jashtëzakonshme që pati në edicionin e vitit 2021, ku ishte autor i tre golave dhe një asistimi, e ku theks të veçantë i vihet paraqitjes ndaj Spanjës ku shkëlqeu me një gol.

Përveç paraqitjeve me kombëtare, Shaqiri formë të lartë po gëzon edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aty ku po paraqitet në radhët e Chicago Fire.

Lexo më shumë  Shqipëria për fitore në Poloni, formacionet zyrtare

Në Major League Soccer (MLS), Shaqiri ka kontribuar direkt në nëntë gola duke qenë njëri nga lojtarët kyç të ekipit.

Rruga Press

YouTube player