Xhaka dhe Shaqiri sërish përballë kundërshtarëve të preferuar, kësaj radhe në Ligën e Kombeve
Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, do të luajë në Grupin 4 të Ligës A, përballë Spanjës, Danimarkës dhe kundërshtarëve të tyre të preferuar Serbisë.
Sot është hedhur shorti për Ligën e Kombeve, ku vëmendja për ne ishte në Ligën C, ku do të luajë Kosova, por për fansat e shumtë të futbollit vëmendja ishte te Liga A, ku shumë kombëtare të forta do të përballen njëra me tjetër.
Shorti në Ligën A ka sjell grupe të forta, ku ndër ta që spikat është edhe grupi A4, ku janë Spanja, Danimarka, Zvicra dhe Serbia.

Do të jenë dy përballje të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit ndaj kundërshtarëve të preferuar që i mposhtë dy herë në dy kampionatet e fundit botërore.
Në ndeshjen e parë në Rusi të dy kishin shënuar gola, ndërsa në ndeshjen e zhvilluar në Katar, ishte Xhardan Shaqiri që shënoi një nga golat në fitore 3-2.
Në ndeshjen e parë në Rusi të dy kishin shënuar gola, ndërsa në ndeshjen e zhvilluar në Katar, ishte Xhardan Shaqiri që shënoi një nga golat në fitore 3-2.

Ndeshjet mes këtyre dy ekipeve kanë ditur gjithmonë të jenë të forta me tension dhe shumë gola.
Rruga Press