Lajme

Xhaferri: Sot në shesh kundër zhvatësve që e kthyen Tiranën në lavatriçe të pastrimit parave!

Nga Besart Xhaferri/

Erion Veliaj prej një jave nuk i ndal fyerjet dhe etiketimet karshi nesh që kemi vendosur ti dalim përballë në protesta, pasi ai ka të qartë se ne jemi aty në revoltë dhe jo në pazar. 

Enturazhi i tij mediatik çdo natë hedh baltë karshi këtyre djemve e  vajzave burrave e grave fisnikë që lënë punët e tyre  dhe që dalin prej javësh në protestë kundër vjedhjes së tij, por as këta eunukë, as policia e korruptuar as prokuroria që është kthyer si pronë familjare, nuk do na dekurajojnë për ta ndalur protestën. 

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Provat që dalin çdo ditë në media dhe për cilat edhe SPAK hesht janë ulëritëse dhe dëshmi i faktit se, Erion Veliaj,  ka vepruar si kreu i një grupi të strukturuar kriminal, që në fokus ka pasur vjedhjen e parave publike. 

Ky grup i strukturuar kriminal ka bërë që Tiranë të jetë  ndër 7 qytetet kryesore evropiane me çmimet më të papërballueshme të banesave

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Kështu thuhet në raportin e publikuar nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën, teksa ky raport nuk mund të shihet i shkëputur nga investigimet e medieve botërore që kanë skanuar narkoshtetin që mbahet në këmbë nga pastrimi i parave të krimit.

Ftojmë qytetarët e Tiranës të  na bashkohen sot në orën 11:00 para Bashkisë pasi ne jemi aty për interesin publik, jemi aty për të mbrojtur pronën tonë të përbashkët dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Rruga Press

YouTube player