Xhaferri: Shërbimi urban në Tiranë në gjendje kome, Bashkia s’ndërhyn se është ‘peng’ i ryshfetit!
Nga Besart Xhaferri
Autobuzë urbanë të tejmbushur me kondicionerë jashtë funksionit dhe që nuk respektojnë oraret e mbërritjes në stacione.
Me këtë realitet të përditshëm përballen me mijëra qytetarë të Tiranës, që zgjedhin këtë shërbim së pari për arsye financiare dhe së dyti për ti shpëtuar kurthit të trafikut që i bën të humbasin me orë të tëra në muaj për shkak babëzizë së Bandës 5D për kulla të larta e trotuare dhe rrugë të ngushta.
Një anketim i realizuar së fundmi vlerëson se 80% e qytetarëve të pyetur e vlerësojnë cilësinë e shërbimit urban në Tiranë si të dobët dhe shumë të dobët, ndërkohë 6 % e të anketuarve kryesisht patronazhistë e cilësojnë si të mirë.
Bashkia Tiranë dhe institucionet e varësisë që duhet të monitorojnë shërbimin që janë peng i korrupsionit dhe babëzisë, i kanë ekspozuar qytetarët që përdorin këtë shërbim, përballë zhvatjes, shërbimit jo cilësor dhe në shumë raste dhunës fizike nga punonjësit e shërbimit urban.
Përtej urbanëve elektrike që publikohen në faqen ne facebook të Erion Veliajt, shumica prej urbanëve të flotave që operojnë në linjat e Kryeqytetit janë pa kolaudim, e në jo pak raste janë përfshirë në aksidente që mund të kishin përfunduar me pasoja fatale në humbje jetësh të qytetarëve.
Qytetarët meritojnë shërbim dinjizoz por këtë nuk mund t’ua ofrojë një bandë kaçakësh që nga mëngjesi në darkë ka vetëm një mision, zhvatjen e tyre.
Rruga Press