Lajme

Xhaferri i drejtohet Veliajt: Nuk mund të bëjë moral para të rinjve ai që u ka vjedhur të ardhmen!

Nga Besart Xhaferri

Ditën kur zgjodhi të shfajësohej për 3 Muskotierët e tij që u kapën duke përvetësuar paratë publike përmes kompanisë 5D, Erion Veliaj kishte mbushur Bashkinë me gjimnazistë, ku ndër të tjera nuk u kurseu atyre moralin me fjalimet hipokrite për meritokracinë.

E vërteta është se pas Edi Ramës, Erion Veliaj është armiku më i madh i të rinjve në Shqipëri, pasi ai e ka kthyer Tiranë në një vend ku meritokracia vritet dhe vlerë është vetëm hajnia. 

Lexo më shumë  FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Këto para që vidhen nga taksat e qytetarëve të Tiranës sot, do të paguhen nga këta të rinj nesër si borxh i mbartur dhe nuk e di ku e merr guximin që i sheh në sy ai gjimnazistët, studentët dhe të rinjtë, për të cilën ka promovuar vetëm alternativën bukë dhe cirk. 

A e di ai se një student e ka të pamundur të përballojë një qira sot në kryeqytet, apo që një çifti të ri i duhen rreth 7 dekada punë për të blerë një apartament në Tiranë, si një bazë për të nisur jetën. 

Lexo më shumë  Haxhiu: Ndërhyrja e NATO-s, përgjigje ndaj gjenocidit

Erjon të jesh e siguritë se të rinjtë do të përgjigjen një ditë, ndërkohë para ligjit do përgjigjen edhe ata drejtues shkollash që të rinjtë i sjellin si pjesë e dekorit tënd të korrupsionit.

Rruga Press

YouTube player