Lajme

Xhaferri: Gjobat për parkim, Bashkia Tiranë të ndalë zhvatjen ndaj qytetarëve!

Nga Besart Xhaferri

Banorët e Kryeqytetit veç taksave të kripura zyrtare që i paguajnë Bashkisë Tiranë, çdo muaj paguajnë edhe një taksë të “fshehtë”, që vilet nga gjobat për parkim. 

Në një vend ku parkingjet publike e private janë të limituara, lukunia e policëve bashkiakë lëshohet mbi makinat dhe gjobisin pa mëshirë me të vetmin qëllim, mbushjen e arkës së Bashkisë, për të mbuluar dhe shpenzimet e pa fre të korrupsionit. 

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Madje në projektbuxhetin e 2024 Bashkia Tiranë kishte llogaritur që nga gjobat të arkëtojë plot 6 miliardë lekë. 

Situata është kritike për zona si, Kodra e Diellit, Astiri, Yzberishti, Kashari, Ali Demi, Porcelani, 5 Maji, Lapraka ku drejtuesit e mjeteve çdo ditë detyrohen të paguajnë gjoba parkimi, për të vetmin faj se nuk kanë gjetur një vend të lirë poshtë shtëpisë së tyre për të parkuar. 

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Bashkia Tiranë duhet të ndalë urgjentisht  këtë zhvatje të paprecedentë të qytetarëve të saj dhe reduktojnë tarifat e parkimit  në varësi të zonave të banimit.

Rruga Press

YouTube player