KryesoreLajme

World Justice/ Shqipëria rrëshqitje me shpejtësi drejt autokracisë

Gjeografikisht jemi në kufi të Bashkimit Europian, por nga mënyra si qeverisemi, nga llogaridhënia e pushtetit, nga respektimi i të drejtave të njeriut apo nga niveli i korrupsionit, shqiptarët nuk arrijnë dot as vendet e Afrikës si Gambia apo Suriname, madje as Ukrainën e çorientuar nga lufta me Rusinë.

Konkluzionet i nxjerr raporti i Indeksit të Zbatimit të Ligjit, i publikuar nga organizata World Justice që prej vitesh lëshon sinjale shqetësuese se Shqipëria po rrëshqet drejt autokracisë.

Për ta kuptuar më mirë çfarë tregon raporti i Indeksit të Ligjit, vlen krahasimi me Vietnamin.

Republika Socialiste e Vietnamit sipas njëjtit raport, dy vite më parë, renditej në vendin e 84, kurse Shqipëria e ndiqte pas në vendin e 87. Pra me Vietnamin na ndanin 2 vende, Belize dhe Gambia.

Lexo më shumë  Kurti, Mediat dhe KPM-ja: Një Pasqyrë e Reagimeve dhe Realitetit

Këtë vit, diferenca sipas World Justice është thelluar. Shikoni tabelën më poshtë.

Republika Socialiste e Vietnamit është përmirësuar dhe pozicionohet në vendin e 81. Situata në Shqipëri është përkeqësuar dhe tani ajo pozicionohet në vendin e 89. Në mes qëndrojnë disa vende të Afrikës, apo edhe Ukraina.

Raporti i World Justice është tregues se qeveria jep më pak llogari, se abuzimi me pushtetin është gjithnjë e më i madh, se të drejtat e qytetarëve respektohen gjithnjë e më pak dhe se demokracia në tërësi është në përkeqësim.

Raporti tregon se Shqipëria është ende shumë larg vendeve të Bashkimit Europian drejt të cilave aspirojmë të integrohemi. Madje e kundërta po ndodh: po i ngjajmë vendeve të Azisë së Largët apo Afrikës, me nivel korrupsioni dhe autokraci të konsoliduara.

Lexo më shumë  Shqipëria në 2024 shiti më pak prodhime shqiptare në tregjet ndërkombëtare ndërsa nga ana tjetër bleu më shumë mallra të huaja. Bizneset në prag falimentimi

Shqipëria e ka një tregues kampion. Ky është niveli i korrupsionit. Prej vitesh renditemi në vendin e parë në Europë, sipas World Justice. Pak javë më parë të të njëjtin përfundim arrinte edhe një organizatë tjetër SELDI, (një organizatë e financuar nga Bashkimi Europian që vëzhgon korrupsionin dhe qeverisjen në vendet e Europës Juglindore). Edhe sipas saj, qeverisja në Shqipëri konsiderohej më e korruptuara e Europës Juglindore

Ndërkohë bie në sy se një trend të ngjashëm me Shqipërinë po ndjek edhe Serbia, që këtë vit ka një rënie drastike në renditjen e përgjithshme. Në krah të kundërt me ta lëviz Kosova dhe Mali i Zi që qëndrojnë shumë më lart për nga kriteret e qeverisjes dhe korrupsionit mes vendeve të rajonit.

YouTube player