Bota

Will Smithi ka dhënë dorëheqje nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit

Will Smith ka dhënë të premten dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit të Hollywoodit pasi goditi Chris Rock në ceremoninë e Oscars të së dielës së kaluar, duke thënë se do të pranonte “çdo pasojë të mëtejshme” të vendosur nga organizata.

“Unë i jam përgjigjur drejtpërdrejt njoftimit të seancës disiplinore të akademisë dhe do të pranoj plotësisht të gjitha pasojat për sjelljen time. Veprimet e mia në prezantimin e 94-të të çmimeve Oscar ishin tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme. Jam zemërthyer”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Chris, raporton CNN.

Smith ka deklaruar po ashtu se me veprimin e tij ka lënduar jo vetëm Chris Rockun por edhe familjen dhe miqtë e fansat.

“Lista e atyre që kam lënduar është e gjatë dhe përfshin Chris, familjen e tij, shumë nga miqtë dhe të dashurit e mi, të gjithë ata që ishin të pranishëm dhe audienca globale në shtëpi. Kam tradhtuar besimin e akademisë. I kam hequr të nominuarve dhe fituesve të tjerë mundësinë për të festuar dhe për t’u lavdëruar për punën e tyre të jashtëzakonshme. Më është thyer zemra”, thuhet më tej në deklaratë.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Dua ta kthej fokusin tek ata që meritojnë vëmendje për arritjet e tyre dhe të lejoj akademinë të kthehet në punën e jashtëzakonshme që bën për të mbështetur krijimtarinë dhe artin në film. Pra, unë po jap dorëheqjen nga anëtarësimi në Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe do të pranoj çdo pasojë të mëtejshme që bordi i konsideron të përshtatshme. Ndryshimi kërkon kohë dhe unë jam i përkushtuar të bëj punën për të siguruar që kurrë më të mos lejoj që dhuna të kapërcejë arsyen”, përfundon deklarata e tij.

Dorëheqja e Smithit do të thotë se ai humbet të drejtën e votës, por ai ende mund të nominohet për një Oscar dhe të fitojë një çmim për çdo shfaqje të ardhshme.

Ndërkohë, Akademia ka thënë se kishte pranuar dorëheqjen e Smithit dhe do të “vazhdojë të ecë përpara” me procedimet disiplinore kundër aktorit 53-vjeçar për shkelje të standardeve të sjelljes.

Çështja do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të bordit më 18 prill, gjë që mund të çojë në sanksione shtesë.

Të dielën mbrëma, Smith doli në skenë në Teatrin Dolby dhe goditi prezantuesin e ceremonisë Rock, i cili kishte bërë një shaka në kurriz të gruas së Smith, aktores Jada Pinkett Smith.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *