WhatsApp-i me opsion të ri. Tani keni mundësinë të largoheni nga grupet pa e kuptuar njeri
Nëse keni zgjedhur të largoheni nga një grup WhatsApp-i, aplikacioni zakonisht poston një njoftim ku të gjithë në bisedë mund ta shohin që ju nuk jeni më pjesë e tij, shkruan Bloomberg.
Në shumë raste nuk është ndonjë situatë shqetësuese, por nëse grupi përbëhet prej të afërmve apo miqve, atëherë mund të shfaqet ndonjë problem.
WhatsApp-i dëshiron që anëtarët e grupit të mos fillojnë të spekulojnë rreth arsyeve të largimit, prandaj funksionaliteti që po testohet bën të mundur largimin pa lënë gjurmë fare.
Megjithatë, administratorët e grupit do të njoftohen, ndërsa pjesa tjetër e anëtarëve nuk do të informohen për largimin.
Së fundmi nëse dëshironi që të mos shtoheni në grupe pa aprovimin tuaj, mjafton të shkoni në Privacy Settings te llogaria juaj dhe të zgjidhni kush mund t’iu shtojë në grupe mes opsioneve: “Everyone”, “My Contacts” dhe “My Contacts Except…”.
Rruga Press