Bota

Wesley Clark thirrje NATO-s: Ukraina do të përfundojë si Bosnja nëse nuk ndërhyni

Ish-komandanti i NATO-s Wesley Clark i ka bërë thirrje aleancës ushtarake të NATO-s të ndërhyjë mbi situatën e Ukrainës.

Clark thotë se udhëheqësit perëndimorë duhet të kujtojnë konfliktin në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku ndërhyrja e Aleancës Euroatlantike ndaloi luftën.

“Meqenëse ne nuk mund të tolerojmë humbjen e Ukrainës nga Rusia, për çfarë flasim? Është koha t’u kthehemi mësimeve që kemi marrë. Të ndërhyjmë me NATO-n. Të hyjmë atje dhe t’i themi Rusisë që të përfundojë luftën. Duhet të ndërhyjmë ndryshe Ukraina do përfundojë si Bosnja,”, tha Clark.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Sipas mediave serbe, Clark krahasoi luftën e Ukrainës me atë të në ish-Jugosllavi dhe ndërhyrjen e NATO-s, e cila i shtyu serbët të negociojnë paqen. Po ashtu, Clark ishte një nga negociatorët për marrëveshjen përfundimtare në Dejton në 1995.

Gjenerali ishte Komandanti Suprem i Aleatëve për Evropën nga viti 1997 deri në vitin 2000, dhe në vitin 1999 ai komandoi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaraur ditën e sotme se Ukraina është në një situatë kritike, kështu që ka një nevojë urgjente për mbështetje.

Stoltenberg tha se anëtarët e aleancës do të vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë të rënda dhe sisteme me rreze të gjatë dhe ai pret që një paketë e re ndihme për Kievin të miratohet gjatë samitit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *