KryesoreLajme

Walker pritet në takim nga Kurti, thotë se Kosova është histori suksesi për arritjet pas çlirimit

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të cilin tha se pati një takim interesant dhe produktiv.

Pas takimit, Walker tha se Kosova është storie suksesi për arritjet që ka bërë gjatë 25 vjetëve në liri.

“Mirëmëngjesi, sapo pata një takim me kryeministrin Kurti për më shumë se një orë dhe më duhet të them se patëm takim interesant dhe produktiv. Më duhet të them se ky nuk është kodi i veshjes sime në takime me kryeministra, do të duhej të kisha veshje zyrtare me kravatë, gjatë dy ditëve të fundit kisha takime të shumta dhe tani e kisha veshjen time të stilit të Californias. Kosova është sukses i jashtëzakonshëm, për atë se çfarë ka arritur në 25 vjet. Jam këtu si mik i Kosovës i kryeministrit Kurti”, ka deklaruar Walker për media.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Kosova dje ka shënuar 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, u mbush me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Njësite të ndryshme të FSK-së e policisë parakaluan për nder të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Po ashtu, edhe Kuvendi mbajti një seancë solemne.

Rruga Press

YouTube player