Bota

Wagner po kryen manovra në kufi, çfarë fshihet pas mobilizimit të 10.000 ushtarëve nga Polonia?

Në ditën kur ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, njoftoi se do të dërgojë deri në 10.000 ushtarë në kufirin me Bjellorusinë për të parandaluar sulme të mundshme, raportohet se grupi Wagner është duke kryer manovra aty.

Rreth 10,000 ushtarë do të jenë në kufi, nga të cilët 4,000 do të mbështesin drejtpërdrejt Rojet Kufitare dhe 6,000 do të jenë rezervë. Ne do e zhvendosim ushtrinë më pranë kufirit me Bjellorusinë për të trembur agresorin që të mos guxojë të na sulmojë”, tha ministri polak i Mbrojtjes në një intervistë të dhënë sot për radion publike.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

SkyNews duke iu referuar informacioneve të marra nga organizata shtetërore e mbrojtjes civile të Ukrainës, raporton se rreth 250 mercenarë të Wagner kanë kryer manovra përgjatë kufirit bjelloruso-polak.

Qendra Kombëtare e Rezistencës tha se aktiviteti në një fshat pranë qytetit të Brest ishte pjesë e një “operacioni psikologjik” për të përshkallëzuar tensionet.

Rusia dëshiron të simulojë një kërcënim për vendet evropiane në mënyrë që ato të zvogëlojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën”, tha NRC.

Vlerësimi vjen pasi zyrtarët në Minsk konfirmuan dje se një njësi tankesh kanë kryer teste me goditje të drejtpërdrejtë në një poligon pranë qytetit të Grodno, i cili shtrihet në kufirin Bjellorusi-Poloni.

Sakaq, javën e kaluar presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, tha se Polonia duhet ta “falenderojë” pasi po ndalon trupat e Wagner që të “shpartallojnë qytetet si Varshava”.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Presidenti i Bjellorusisë duket se është “trimëruar” nga prania e mercenarëve të Yevgeny Prigozhin, sipas një eksperti ushtarak.

Sipas ekspertëve, Lukashenko pasi ndërmjetësoi marrëveshjen midis liderit të Wagner dhe Vladimir Putin, që i dha fund grushtit të shtetit të nisur prej Prigozhin, ndjen se ka krijuar një lidhjet të fortë me Putinin.

Kjo ka rritur shqetësimin e Perëndimit për rrezikun e madh të përshkallëzimit të luftës, ndaj edhe Polonia ka nxituar të lëvizë duke stacionuar deri në 10,000 trupa shtesë në kufirin me Bjellorusinë.

Rruga Press

YouTube player