Bota

Wagner ngre kamp në kufirin me Ukrainën, Bjellorusia nis stërvitjen 1 km larg Polonisë

Atëherë kur u mendua se Wagner kishte marrë pushimet dhe do të angazhohej vetëm në operacionet në Afrikë, mercenarët e Yevgeny Prigozhin ka nisur të ndërtojë një bazë me tenda në aeroportin Zyabrovka, rreth 24 kilometra nga kufiri ukrainas.

Pretendimet vijnë nga Qendra Kombëtare e Rezistencës Ukrainase, e cila pretendon se kampi do të strehojë rreth 1,000 mercenarë dhe do përdoret për “aktivitete subversive” në rajonin e Chernihiv, një zonë që mbetet nën kontrollin e Ukrainës.

Prigozhin, i cili supozohet se u internua në Bjellorusi pas rebelimit jetëshkurtër të qershorit duket se ka ndërmend të strehojë për një kohë të gjatë mercenarët e tij.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Madje, Wagner sipas Institutit për Studimin e Luftës ka kryer stërvitje ushtarake pranë Brest, një nga qytetet më të mëdha të Bjellorusisë, rreth 1 kilometër larg kufirit polak.

Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë po ashtu ndau foto të ushtrisë së saj duke praktikuar stërvitje në poligonin e qitjes Gozhsky, i cili ndodhet rreth 15 km larg nga qyteti i Grodno, në kufirin bjelloruso-polak.

Si përgjigje për zhvillimet e reja në kufi, Varshava ka rënë dakord të dërgojë më shumë trupa, rreth 1000 ushtarë të kërkuar nga Roja kufitare, për ti përforcuar ato.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Kërkesa ishte për të ndihmuar autoritetet të merren me rastet në rritje të emigracionit në Poloni nga Bjellorusia, por stërvitjet e fundit do të ofrojnë arsye të mëtejshme për Varshavën për të dërguar përforcime.

Të gjitha këto zhvillime në kufijtë e NATO-s dhe Ukrainës tregojnë se pretendimet e Bjellorusisë se Wagner do të trajnojë trupat e saj, është në të vërtetë një kërcënim nga presidenti Lukashenko me urdhër të Vladimir Putin.

Rruga Press

YouTube player