VV: Vota e mërgatës është vendimtare
Lëvizja Vetëvendosje, në prag të datës së votimit për zgjedhjet parlamentare, i bën thirrje mërgatës që të bëhen pjesë e këtij procesi.
“Nga Berlini në Prishtinë, nga Hamburgu në Pejë, nga Stuttgarti në Mitrovicë – çdo cep i Gjermanisë po lëviz drejt Kosovës. Mërgata jonë po vjen!”, thuhet në një postim të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas LVV-së, vota për Qeverinë Kurti 3 të jetë më e fuqishme se kurrë.
Në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se mërgata shqiptare po kthehet për të “përmbushur amanetin e atdheut”, “për të votuar për drejtësi, zhvillim dhe barazi.”
LVV thotë se vota e mërgatës është vendimtare në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Rruga Press