Lajme

VV-ja nis fushatën, Kurti: Ka ardhur koha që qeverisja e mirë të shtrihet edhe në komuna

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur të premten zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale. Kryetari i partisë, Albin Kurti, nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë u bëri thirrje qytetarëve që të besojnë në vizionin e tyre për ta shtrirë modelin e qeverisjes qendrore edhe në nivel komunal.

“Ndryshimi nuk mund të ndalet. Kundërshtarët kanë provuar ta pengojnë, por kanë dështuar dhe do të dështojnë sërish. Jo pse jemi të fortë, por sepse jemi të drejtë; jo pse jemi të ashpër, por sepse jemi të arsyeshëm. Ne duam një Kosovë që zhvillohet me drejtësi dhe funksionon për popullin e vet”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Paralajmërimi i shkencëtarëve, Viti 2026 mund të thyejë rekordet e ngrohjes globale

Ai theksoi se qytetarët janë lodhur nga “komunat dembele” dhe se tash është momenti për modernizim, mirëqenie, pastërti dhe siguri.

“Paramendoni sa investime të mira do të bëheshin sikur qeverisjet lokale të udhëhiqeshin ashtu si qeverisja qendrore. Duam kryetarë që punojnë ditë e natë, e jo që ankohen orë e çast”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, zgjedhjet e ardhshme lokale janë mundësia për ta shtrirë qeverisjen e kujdesshme dhe të drejtë në çdo komunë të Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti nderon ish-kryeparlamentarin Nexhat Daci

Kurti tha se nuk ka nevojë për të folur për punën e mirë të kryetarëve të komunave që janë udhëhequr nga LVV-ja, pasi ato shihen.

Rruga Press

YouTube player