VV-ja: Dogana e Kosovës thyen rekord, ndalet kontrabanda në veri
Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se është thyer rekordi i të hyrave në Doganë, është ndalur kontrabanda në Veri edhe është tharë fyti në Prishtinë. Në një postim në Facebook, VV ka thënë se krimi e kontrabanda kanë qenë të lidhura ngushtë gjithandej Kosovës.“Mungesa e ligjit në veri nuk i ka shërbyer vetëm strukturave paralele kriminale por edhe atyre që kanë përfituar në Prishtinë nga mungesa e ligjit. Gjërat po ndryshojnë për të mirë, rendi dhe ligji në veri po kthehen, doganat në secilën pikë nuk e mbyllin më syrin për të fortët dhe shteti po përfiton. Nga rendi dhe ligji përfitojmë të gjithë”, thuhet në postim. Ky reagim i Vetëvendosjes vjen pasi opozitarët e panë si mashtrim grafikonin e VV-së për rritjen e të hyrave të Doganës.
Rruga Press