KryesoreLajme

VV-ja do të udhëheqë në Mitrovicën e Veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore. Nga rezultatet preliminare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë fituar nga dy komuna.

VV-ja do të udhëheqë në Mitrovicën e Veriut. Kandidati i saj, Erden Atiq ka fituar 519 vota apo 66.5 për qind. Pas tij është renditur kandidati i PDK-së, Taulant Kelmendi, që mori 186 vota apo 23.8 për qind dhe Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica mori 75 vota apo 9.6 për qind.

Në Leposaviq, Lulzim Hetemi i VV-së mori shumicën e votave. Hetemi mori 100 vota apo 73.5 për qind, ndërsa Albulena Behluli-Hetemi e PDK-së pati 34 vota apo 25 për qind. Aleksandar Jabllanoviq, edhe pse u tërhoq nga gara, mori dy vota.

Lexo më shumë  Reuters: Rama tenton të frenojë drejtësinë, BE i kujton nevojën për luftën ndaj korrupsionit

Ndërkohë, PDK-ja do të udhëheqë me Zubin-Potokun. Kandidati i saj, Izmir Zeqiri, fitoi ngushtë ndaj kandidatit të VV-së, Flatron Hasani. Zeqiri mori 196 vota apo 52.1 për qind, kurse Hasani pati 180 vota apo 47.9 për qind.

PDK-ja do ta ketë kryetarin e komunës edhe në Zveçan. Ilir Peci mori 114 vota apo 60 për qind, ndërsa Fetah Peci i VV-së mori 71 vota apo 37.4 për qind. Sllagjana Pantoviq mori pesë vota apo 2.6 për qind.

Lexo më shumë  Pas 18 vitesh pavaresi Kosova mori leksion historik. Pas 18 vitesh pavaresi, Kosova po jep leksion historik

Vetëm 3.47 për qind e 45 mijë e 95 qytetarëve me të drejtë vote në katër komunat e veriut të Kosovës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë të dielën në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan e Mitrovicë të Veriut. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut votuan 837 qytetarë apo 4.62 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Në Leposaviq votuan 141 votues apo 1.06 për qind, në Zubin-Potok 385 votues apo 5.78 për qind dhe në Zveçan 204 qytetarë apo 2.92 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *