Lajme

VV bën koalicion me partinë e Emilja Rexhepit në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur marrëveshje koalicioni me Partinë e Re Demokratike për raudin e dytë të zgjedhjeve në Prizren.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi tha se është pajtuar me partinë e zëvendëskryeministres, Emilija Rexhepi, për balotazh.

“Bashkë për Prizrenin e bashkuar! Sot arritëm marrëveshje bashkëpunimi me znj. Emilija Redžepi, kryetare e Partisë NDS, që përfaqëson me dinjitet komunitetin boshnjak të Prizrenit. Ne u pajtuam që SZK-ja të jetë pjesë e degës ekzekutive, dhe se do të vazhdojmë së bashku me projektet e mëdha që i përfshimë në buxhetin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, do të kthejmë komunitetit boshnjak të drejtat dhe përfaqësimin që e meritojnë. Qendrën Kulturore Boshnjake, e cila do të funksionalizohet dhe do t’u rikthehet qytetarëve. Biseduam për çështjen e Zëvendëskryetarin e Komunës për komunitete. Ky bashkëpunim është shprehje e respektit, bashkëjetesës dhe vizionit tonë të përbashkët për një Prizren gjithëpërfshirës, të drejtë dhe me mundësi të barabarta për të gjithë”, ka shkruar Abrashi.

Lexo më shumë  45  vite nga demonstratat që tronditën ish-Jugosllavinë

Rruga Press

YouTube player