Vuri zjarrin në tokën e saj, por dogji ullishten e fshatit, procedohet një 45-vjeçare
Ndezi zjarirn në tokën e saj, por si pasojë u dogj ullishtja pranë, procedohet një grua nga fshati Zhejë i Kurbinit.
Njoftimi
Vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve.
Policia procedon penalisht një shtetase për shkatërrim prone nga pakujdesia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen A.T.,45 vjeçe, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.
Procedimi ndaj kësaj shtetase filloi pasi në fshatin Zhejë , ka ndezur zjarr në tokën e saj dhe i ka dalë jashtë kontrollit duke ullishte në kodrën e fshatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.