Vullnetarët rusë që luftojnë në krah të Ukrainës, kapin rob disa ushtarë të Putinit
Dy njësi ushtarake disidente ruse thanë të dielën se kishin kapur rob dy ushtarë rusë në rajonin e Belgorodit dhe kërkuan një takim me guvernatorin lokal, Vyacheslav Gladkov.
Trupat vullnetare ruse dhe Legjioni i Lirisë për Rusinë, të cilët nuk janë zyrtarisht pjesë e ushtrisë së Ukrainës, por luftojnë nën komandën e Ukrainës, kanë bërë disa inkursione të fundit në Belgorod që kanë ndihmuar në sjelljen e luftës në tokën ruse, raporton cnn.
Gladkov iu përgjigj kërkesës së grupeve përmes një video-mesazhi në Telegram, raporton cnn.
Ai ka thënë se është i përgatitur të flasë me njësitë nëse dy ushtarët e arrestuar janë ende gjallë.
“E vetmja gjë që më pengon të negociojë me ta janë djemtë tanë që janë në duart e tyre. Me shumë mundësi i kanë vrarë, aq sa e kam të vështirë ta them”, tha Gladkov, me sa duket duke ofruar një takim.
Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin pohoi sot se “ai është gati të dërgojë një nga zëvendësit të rangut të lartë” për të marrë ushtarët rusë të kapur rob.
Prigozhin, i cili shpesh kritikon institucionet e Kremlinit, sfidoi ministrin rus të mbrojtjes, Sergey Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov që të vinin gjithashtu në shpëtimin e ushtarëve.
Rruga Press