Vulini tregon rrezikun që i kanoset Vuçiqit
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin deklaroi këtë të shtunë se ende ekziston rreziku i vrasjes së presidentit Aleksandër Vuçiq.
Sipas tij, për sa kohë shtetasi malazez Radoje Zvicer është ende i lirë, vrasja e Vuçiqit është e mundur, shkruan Danas.
“Përderisa (Radoje) Zvicer është i lirë, vrasja e Vuçiqit është e mundur, ne nuk e dimë se kush qëndron pas klaneve dhe derisa kjo të zbulohet, kërcënimi për jetën e presidentit rritet çdo ditë”, ka thënë Vulin.
Ai shtoi se në rastin e klanit Veljko Belivuk është vërtetuar aktakuza për shtatë vrasje.
“Një nga të pandehurit ka pranuar se ka vrarë pesë persona dhe do të ketë më shumë viktima, jam i sigurt për këtë”. Sa i përket policisë, ne e bëmë punën tonë”, theksoi ai.
Radoje Zvicer konsiderohet një nga krerët e klanit Kavaç, i cili akuzohet për organizimin dhe urdhërimin e disa vrasjeve në territorin e Malit të Zi dhe vendeve të tjera.
Nuk është hera e parë që Serbia nëpërmjet besnikut të Vuçiqit, Vulinit tenton të bëjë protagonizëm për të fituar hapësirë në mediat e Ballkanit Perëndimor. Vulini është një nga personazhet kryesorë të Serbisë që në fantazitë e tij dëshiron të rikthejë sërish përsëritjet gjenocidale në Ballkan. Është pikërisht ky Vulin që ka mohuar sistematikisht masakrën e Srebrenicës, Vukovarit dhe të Reçakut.
Serbia edhe pse agresor në të gjithë luftrat që çuan në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, ka luajtur gjithmonë rolin e viktimës. Presidenti i vetëm serb i pas luftës që është vrarë është Zoran Gjingjiç.
Besohet se arsyeja pse Zoran Gjingjiç është vrarë në vitin 2000 është tentativa e tij për të demokratizuar Serbinë. Pra duke pasur parasysh kontekstin serb, të udhëhequr nga kisha ortdokse klero-fashiste serbe dhe klasa politike pjesëmarrëse në krimet e luftës, vetëm një politikan i lartë që kërkon demokratizim të vendit mund të vritet. Qartazi Vuçiqi është e kundërta i këtij lloj politikani.
Kjo deklaratë e Vulinit ka për qëllim mbulimin e problematikave të vërteta në të cilat implikohet Serbia. Për shembull, shqetësim për Vulinin do duhej të ishte pjesëmarrja direkte e mafies serbe në tensionet që ngrihen në Ballkan, sa në Kosovë, sa në Bosnjë e sa në Mal të Zi. Kjo gjë vërehet edhe në sulmet e fundit të bëra pikërisht nga mafia e kontrabandës ku si objektiv ishte Policia e Kosovës. Në vend të dënimit të këtyre sulmeve nga institucionet e Serbisë, Vulini del e tregon përralla me heqje koke të Vuçiqit.
Rruga Press