Lajme

Vulini kategorik: Edhe sikur e gjithë bota ta bëjë, Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës!

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, komentoi deklaratën e Vladimir Putinit se si në rastin e Kosovës – e cila kishte krijuar një precedentë tashmë – territori i një vendi, nuk duhet t’i kërkojë leje shtetit për pavarësi, por ka të drejtë të vetëshpallet i tillë.

Dhe ata (Kosova) e shpallën. Të dy Donetsk dhe Luhansk bënë të njëjtën gjë. Ata nuk duhej të kërkonin leje nga autoritetet e Kievit për diçka të tillë”, tha Putini.

Në referencë të këtyre komenteve, Vulini tha se: “Duke e njohur të ashtuquajturën Kosovë si shtet, Perëndimi përdori të drejtën e më të fortit, se rrahja ka dy skaje. Në vitin 1999, u shkel ligji ndërkombëtar përmes agresionit të NATO-s në Serbi dhe asgjë nuk do ta ringjallë atë në Ukrainë.”

Sipas Vulinit, nëse ata që e njohën Kosovën do e kuptonin gabimin dhe tërhiqnin njohjen e tyre, ata mund të kenë një argument moral për të dënuar Rusinë. Në vend të kësaj, po kërkojnë nga Serbia të njohë Kosovën, që ne të shlyejmë mëkatin e tyre.

Lexo më shumë  Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor

“Rusia i referohet shembullit të Perëndimit, dhe ata që e dhanë atë shembull, vështirë se kanë një argument moral për ta dënuar atë për diçka që vendosën si parim.

Rusia nuk e ndryshon qëndrimin e saj dhe nuk do ta njohë të ashtuquajturën Kosovë, madje edhe nëse e njeh e gjithë bota, Serbia nuk do ta njohë të ashtuquajturën Kosovë, dhe kjo është megjithatë më e rëndësishme se gjithçka”– tha Vulini, raportojnë mediet serbe.

Lexo më shumë  Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin

Shpesh herë, Vulini ka deklaruar çfarë Vuçiqi nuk deklaronte dot haptazi. Pra deklaratat e Vulinit janë qartazi deklarata të krejt Qeverisë serbe, duke iu bashkuar dhe deklaratës së djeshme të kryeministres Brnabiç ku tha së në Kosovë nuk ka pasur gjenocid.

Me këto prirje serbe akoma fashiste, kryeministri i Shqipërisë vazhdon të ngulmojë në mbrojtjen e kësaj elite klerofashiste dhe akoma insiton që fajin e ka Kosova që deklaron se duhet t’i japim përparësi Procesit të Berlinit e jo Ballkanit të Hapur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *