Bota

Vulini tregon haptas qëllimet e Serbisë se po e shqyrton BRICS si alternativë ndaj BE-së

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin ka mbrojtur BRICS si një alternativë ndaj Bashkimit Evropian për Serbinë. Ai theksoi se si BRICS nuk imponon kushte politike si BE-ja, duke theksuar “bashkëpunimin e bazuar në respekt dhe neutralitet”.

Komentet e Vulinit nxjerrin në pah pavendosmërinë e Serbisë për aspiratat e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian edhe pse është kandidate.

Vulin e përshkroi si një alternativë të fortë ndaj Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për revistën National Defense, Vulin tha: Jam i bindur se Serbia nuk ka vend në BE, të paktën ende nuk ka bërë shumë përpjekje për të na pranuar si anëtare e plotë.

Ai theksoi avantazhet e BRICS, një bllok që përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, së bashku me gjashtë vende të reja të shtuara, si një mënyrë për Serbinë për t’u lidhur me shtetet që “nuk kërkojnë asgjë dhe mund të ofrojnë më shumë sesa kërkojmë ne ose më mirë, edhe më shumë se sa mund të marrim”.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Vulin tha se BRICS ndryshon nga BE në atë që nuk imponon kushte politike për anëtarët e saj.

Ai gjithashtu tha se Serbisë nuk i kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës apo “ndryshime të tjera të brendshme politike”.

“Ata nuk po kërkojnë asgjë nga ne”. Serbia, pohoi ai, nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë apo të hyjë në luftë vetëm për t’u bashkuar me BE-në, duke shtuar se “Serbia vlerëson bashkëpunimin e bazuar në respektin reciprok, neutralitetin dhe barazinë.”

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Deklaratat e Vulinit shpërfaqin qëllimet e vërteta të Serbisë pavarësisht presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq që pretendon që Serbia duhet t’i bashkohet BE-së.

Serbia merr mbështetjen financiare kryesore nga BE por refuzon të përshtatet me politikën e jashtme të BE-së për shkak të ruajtjes së marrëdhënieve me Rusinë, në bllokun e së cilës, BRICS, tashmë shpreh haptas se po e shqyrton të bëhet pjesë.

Vulin është i sanksionuar nga SHBA për shkak të korrupsionit dhe lidhjeve me Rusinë megjithatë nuk i pengoi Vuçiqit që t’i jep një pozitë kryesore në udhëheqjen e shtetit. /The Geopost/

YouTube player