Lajme

Vuletiq: Kurti e ka mbytur Vuçiqin, në Serbi preferohen më shumë Thaçi e Haradinaj

Zoran Vuletiq, kryetar i një prej partive opozitare në Serbi, Forumi Demokratik Qytetar, ka thënë se në vendin e tij janë bërë pishman që kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, qe liruar nga burgu 20 vjet më parë dhe se në vend të tensioneve me Kosovën, administrata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të donte ta kishte përballë në dialog ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ose ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Qëkur zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u përpoqën të hyjnë në objektet e tyre në katër komunat në veri të Kosovës javën e shkuar, për t’i organizuar zgjedhjet e parapara për këtë fundjavë (që më pas u vendos të shtyheshin), në veri ka pasur sulme ndaj Policisë dhe zyrtarëve të KQZ-së. Shok-bomba e madje edhe sulme me armë kanë përcjellë këto ditë veriun. Një polic është plagosur si pasojë e të shtënave në Zveçan. Një ish-polic serb i Kosovës është arrestuar për këto sulme. Serbët lokalë në shenjë proteste kanë bllokuar rrugët në drejtim të pikave kufitare Jarinjë e Bërnjak, që janë mbyllur përkohësisht. Serbia, me Vuçiqin, ka kërcënuar me kthim të ushtrisë.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Sipas Vuletiqit, që ka folur për “Danas”, ka gjasa që bllokadat të mos jenë vendosur me urdhra të Vuçiqit, por të jetë bërë nga “mbrojtësit e Kosovës, serbët, që e dinë repertorin e zakonshëm të ashtuquajtur të mbrojtjes së vetvetes”.

Ai ka thënë se tash në Serbi “të gjithë mendojnë njëjtë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe të gjithë janë pishman që ai është liruar nga burgu i Serbisë dhe se askush s’është në gjendje të bisedojë me të, sepse janë të pamatshëm në raport me të”.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Sipas Vuletiqit, në Serbi preferohet të diskutohet më shumë për çështje të tjera me Kosovën.

“Ata më shumë e preferojnë Hashim Thaçin ose Ramush Haradinajn, të flasin për ndryshim kufijsh dhe mjegullnaja tjera. Kurti e ka mbytur Vuçiqin kur ka thënë se Vuçiqit i vjen keq që është liruar nga burgu në vend se t’i vijë keq që ishte pjesë e regjimit të Sllobodan Millosheviqit”, ka thënë Vuletiq. /koha/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *