Vuçiqi viktimizohet sërish: Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, ka dal me një video, siç e ka quajtur ai urgjente.
Dhe sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ka vendosur ta sulmojë Serbinë”.
“Me urdhër të Albin Kurtit, sot është shkarkuar nga institucionet kosovare, gjykatësja Biljana Stevanoviq. Për mëngjes (e premte) është përgatitur shkarkimi i të gjithë komandantëve të policisë, të cilët ishin në takimin e Këshillit të Sigurisë Nacionale në Beograd”, ka thënë Vuçiqi, në një adresim përmes një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, të enjten.
“Me vendim të tij, ai synon të sulmojë serbët kudo janë. Pro çka do që të bëni, Serbia është me popullin e saj”.
Tanimë është bërë mëse e zakontë të dëgjojmë Presidentin shoven Vuçiq, të shtetit shoven serb, duke u mbuluar me mantelin e viktimës, ndërkohë që agresori i të kaluarës dhe i të tashmës është ai vetë, Vuçiqi.
Rruga Press