KryesoreLajme

Vuçiqi vazhdon melodramat, ‘kërcënon’ me dorëheqje

Presidenti i Serbisë dhe lideri i SNS-së, Aleksandar Vuçiq u tha bashkëpunëtorëve të tij se është gati të japë dorëheqje.

Sipas mediumit serb Pink, Vuçiq e ka informuar kryesinë e partisë për presionet e Perëndimit ndaj Serbisë në lidhje me Kosovën dhe menjëherë pas kësaj është larguar nga selia e partisë.

“Zyrtarë individualë u përpoqën, siç e morëm vesh, të tregoheshin të zgjuar dhe të thoshin se nuk duhet të pranojmë rastësisht negociata të mëtejshme me BE-në dhe SHBA-në”, shkruan Pink.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Duke cituar burime të paidentifikuara, Pink thotë se Vuçiqi “i dëgjoi të gjitha këto me durim dhe më pas tha se do të largohej nëse dikush mendonte se mund të bënte më mirë”.

Ai tha se “nëse populli i refuzon negociatat dhe nëse dikush mendon se duhet ta shkatërrojmë vendin ekonomikisht, do t’ua lërë udhëheqjen atyre që janë më inteligjentë se ai”.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Kjo është nje taktikë e njohur që Vuçiqi e përdor tash e sa herë kur i vjen presion nga jashtë për të arritun një marrëveshje me Kosovën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *