KryesoreLajme

Vuçiqi vazhdon dramat dhe panikun: Në 48 e orët e ardhshme Serbia do të tronditet nga lajmet që presim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” në lidhje me situatën në rajon, duke vazhduar ‘vajtimet’ e përhershme e duke përhapur panik.

Vuçiqi ka deklaruar se Serbinë e presin ditë të vështira, duke shtuar që së shpejti do t`i informojë qytetarët e Serbisë për të gjitha sfidat që e presin.

“Serbinë e presin ditë të vështira. Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmesh kemi marrë e do të marrim në 48 orët e fundit. Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare si të Serbisë ashtu edhe të Republikës Srpska”, ka shkruar ai në profilin në Instagram.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Do të jetë e vështirë, më së vështiri deri më tani”, tha Vuçië, i cili po ashtu shprehu besimin për fitoren e Serbisë. “Ne do të luftojmë. Serbia do të fitojë”, ka deklaruar Vuçiqi.

Vuçiqi edhe në të kaluarën ka dhënë deklarata të tilla duke e paraqitur gjendjen si “shumë të rëndë”.

Kujtojmë se këtë të mërkurë pritet të mbahet mbledhja e Komisionit Politik të Këshillit të Evropës, ku do të votohet raporti i Dora Bakoyannis, në të cilin rekomandohet që Kosova të pranohet në këtë organizatë.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”
YouTube player