Lajme

“Vuçiqi u tensionua kur na pa dhe si i pafytyrë doli nga salla”, Vasfije Krasniqi flet pas mbledhjes në KS të OKB-së

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, për emisionin Rreth e Rrotull, ka pohuar se presidenti serb Aleksandër Vuçiq pasi pa dëshmitaret e luftës, është tensionuar dhe në fund të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së kishte dalë i pafytyrë.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ishte përfaqësuese së bashku me presidenten Vjosa Osmani.

Ajo për emisionin Rreth e Rrotull ndau detaje për përballjen e presidentes Osmani me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe kërkesën e saj për të kërkuar falje publikisht për krimet e luftës në Kosovë.

Osmani përfaqësoi Kosovën së bashku me tri heroinat tjera të mbijetuarat e luftës së fundit në Kosovë, Fahrije Hotin, Elhame Muçollin dhe Shyrete Tahirin.

Krasniqi – Goodman ka komentuar reagimin e tensionuar të presidentit serb kur ka parë prezencën e dëshmitareve të luftës në Kosovë.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

“Takimi ka shkuar shumë mirë, momenti më i mirë ka qenë kur ka kuptuar Vuciq se i ka dëshmitaret në dhomë, reagimin e tij nuk mund as ta përshkruaj. Rusia dhe Serbia ishin ato dy shtete që kishin probleme. Osmani ka qenë e mrekullueshme, edhe mesa besoj unë është e hera e parë që një president i Kosovës ka pasur dëshmitarët e luftës në OKB aty në pranin me vete”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se hyrja në mbledhje u lejua vetëm pas insistimit të presidentes Osmani, duke refuzuar të fliste pa dëshmitaret e luftës brenda sallës.

Nuk e kam të qartë pse nuk na lejuan. Dy herë na kanë thënë se ‘bexhat’ nuk po funksionojnë që të hynë brenda, por ne arritëm të hymë sepse presidentja u tha se nuk hy brenda e mbaj fjalimin jashtë dhe nuk hynë pa dëshmitarët brenda. Po, ne i kemi paralajmëruar se do të jemi aty”, ka deklaruar ajo.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Në lidhje me prezencën dhe fjalimin e presidentes Osmani, Krasniqi-Goodman e përshkroi këtë moment si një nga më të rëndësishmit për të dhe për të gjithë dëshmitarët e tjerë të luftës, duke shtuar se ishte një ditë që ata e prisnin prej kohësh.

“Fjalën e fundit kur presidentja ia tha Vuciqit për me kërku falje për krejt krimet e luftës që janë bërë në Kosove ka qenë momenti më i mirë për të gjitha neve katër dëshmitarët që kemi qenë aty. Se ne e kemi pritur këtë ditë që një lider i joni të ia thotë Vuçiqit përballë që të kërkojë falje për të gjitha krimet që janë kryer në Kosovë”, ka thënë ajo.

Rruga Press

YouTube player