Vuçiqi takohet sot me Putinin në Kinë
Presidenti Vuçiç ka konfirmuar takimin me presidentin Putin ne Kinë ku po merr pjesë në forumin Brez dhe rrugë.
E pashë presidentin Putin, nuk patëm një takim dypalësh, folëm shkurt. Unë mund ta shoh atë duke shpërthyer nga besimi. “Ai pati një takim të rëndësishëm dhe të gjatë me Xi dhe kryeministrin hungarez Orbán”, u tha Vuçiç gazetarëve në Pekin ndërkohë që ai është në qendër të kritikave të perëndimit si vendi i vetëm që nuk i ka vënë sanksione Rusisë.
Vucic konfirmoj se ka kërkuar mbështetjen e kryeministrit Hungarez për të parandaluar sanksione te mundshmendaj vendit te tij.
“Kam folur me Orban për seancën e ardhshme të Këshillit Evropian dhe për disa lojëra të tjera që po zhvillohen rreth nesh dhe për disa gjëra të tjera. Mendoj se ishte e dobishme”, tha Vuçiq.
Forumi i Tretë Ndërkombëtar Brezi dhe Rruga do të mbahet në Pekin më 17 dhe 18 tetor. I ftuari kryesor i forumit është Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i cili mbërriti në Kinë me ftesë të liderit kinez.
Brezi dhe Rruga është iniciativa ndërkombëtare e Kinës për të përmirësuar ekzistimin dhe krijimin e korridoreve të reja tregtare dhe transporti që lidhin më shumë se 60 vende në Azinë Qendrore, Evropë dhe Afrikë. Qëllimi i projektit është përmirësimi i zhvillimit të marrëdhënieve tregtare ndërmjet vendeve të përmendura dhe Kinës.
Rruga Press