Bota

Vuçiqi takohet me Putinin në Kinë

Ndërkohë që në Tiranë mbahej Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor ku prezent ishin Kancelari Gjerman, Scholz dhe Presidentja e Komisionit Evropian, von der Leyen, Vuçiqi ka takuar në Kinë Putinin, presidentin e Rusisë.

Ai ka thënë se me Putinin nuk pati takim dypalësh, por vetëm se ka folur shkurt me të.

Lexo më shumë  Costa: Ndërhyrja amerikane në punët e brendshme të BE-së është e papranueshme

“Pashë se Putini po shpërthente nga vetëbesimi”, u ka thënë ai gazetarëve serbë në Pekin, duke shtuar se presidenti rus kishte bisedime të gjata me homologun kinez Xi dhe kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Vuçiq ka shtuar se ka folur me Orbanin, raportoi Danas.

Ndërsa, me presidentin Xi ka thënë se ka folur për tema të rëndësishme, përfshirë edhe për Kosovën.

Lexo më shumë  Forcat detare suedeze përballen me nëndetëse ruse ‘pothuajse çdo javë’ – dhe mund të ketë më shumë në rrugë

Rruga Press

YouTube player