Vuçiqi shpërblen Grenellin, do e dekorojë sot me “Urdhrin e flamurit serb”
Ish i Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi dhe inciuesi i rrëzimit të qeverisë së Kosovës ‘Kurti 1’, Richard Grenell, do të dekorohet këtë mërkure në Beograd.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do t’i dorëzojë Grenellit “Urdhrin e flamurit serb” të shkallës së parë.
Siç njofton zyra e presidentit serb, Grenelli do të nderohet për “meritat e shquara në zhvillimin dhe forëcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve është paralajmëruar për ora 13:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, njoftoi Zyra për Marrëdhënie me Media e Presidentit të Serbisë.
Kujtomë që Grenell e kishtë quajtur Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ‘një fashist i vogël’, e për këtë deklaratë u dënua nga eurodeputetja Doris Pack dhe Viola von Cramon. Në sytë e Grenellit fashist është kryetari i shtetit më demokratik në Ballkan dhe këtë deklaratë e ka bërë nga Serbia, inciuesja e luftrave të ballkanit në vitet 90′ dhe përgjegjëse për 2 gjenocide. Gjithashtu ai është raportuar se paguhet 100 mijë dollarë në muaj nga Qeveria e Serbisë ‘për të ndihmuar në rregullimin e marrëdhenieve Serbi-SHBA’.
Pra mund të shihet qartë se për çfarë po dekorohet Grenelli.
Rruga Press