BotaKryesore

Vuçiqi sërish refuzon t’i vendosë sanksione Rusisë, kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është lavdëruar se sërish ka rezistuar që t’i vendosë sanksione Rusisë për luftën agresore ndaj Ukrainës duke mos u përshtatur me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian përkundër që zyrtarisht është kandidat për anëtarësim.

Ndërsa për të zbutur tonin para perëndimorëve, Vuçiq përsëriti frazën se janë në mbështetje të integritetit territorial.

“Ne mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë”, ka thënë ai pas samitit të liderëve Ukrainë-Evropa Juglindore në Dubrovnik ku ishte prezent edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Lexo më shumë  Sveçla pas aksionet dy ditor të Policisë në veri të Kosovës: Rendi dhe ligji, sovraniteti e integriteti, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë

Vuçiq theksoi se me insistimin e Serbisë në Deklaratën e Samitit janë ndryshuar tre-katër gjëra, të cilat kishin të bënin pikërisht me sanksionet.

Siç tha ai, artikulli në të cilin thuhej se vendet janë të “detyruara” të respektojnë masat e BE-së është ndryshuar, kështu që në vend të kësaj thuhet se vendet janë “inkurajuar”.

“Kjo është ajo që kemi arritur të ndryshojmë. Tre-katër gjëra janë ndryshuar dhe kjo është një prej tyre.

“Serbia respekton politikën e saj, do të vazhdojë të udhëheqë politikën e një vendi liritar, të pavarur dhe sovran në përputhje me interesat e saj”, tha Vuçiq.

Arsyetimin për refuzim të vendosjes së sanksioneve Vuçiq e bëri dukë thënë: “Është një politikë e udhëhequr nga Serbia”.

Gjithashtu Vuçiq ka refuzuar që të ndihmojë Ukrainën ushtarakisht për shkak të lidhjeve ushtarake që mban me Rusinë.

“Serbia ka insistuar në faktin se mund të flitet për çdo lloj ndihme, por jo të shkruhet shprehimisht për ndihmën ushtarake.

Gjithashtu, është miratuar edhe kundërshtimi i Serbisë në pjesën që ka të bëjë me “pushtimin e Krimesë””, ka thënë ai.

“Propozimet e Serbisë u respektuan dhe u pranuan”, shtoi Vuçiq.

YouTube player