BotaKryesore

Vuçiqi sërish në përqafimin e Moskës – takim me ambasadorin rus mes tensioneve ndërkombëtare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka treguar sërish lidhjet e ngushta politike me Moskën, pasi sot zhvilloi një takim me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harčenko.

Vuçiq në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram ka bërë të ditur se gjatë bisedës janë shqyrtuar “zhvillimet aktuale ndërkombëtare dhe sfidat e sigurisë”, si dhe çështje me rëndësi për Serbinë, veçanërisht ato që lidhen me sigurinë energjetike dhe furnizimin e qëndrueshëm.

Lexo më shumë  Kallas këmbëngul se asetet ruse janë një opsion nëse Orbán nuk heq veton për kredinë e Ukrainës

Në praktikë, kjo do të thotë se Serbia vazhdon të mbështetet në masë të madhe te Rusia – si për energjinë, ashtu edhe për mbështetjen politike – gjë që shumëkush e sheh si dobësi, pasi një varësi e tillë i lë Beogradit më pak hapësirë për të marrë vendime të pavarura në politikën ndërkombëtare.

Sipas Vuçiqit , bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se është “e rëndësishme të ruhen kanalet e hapura të komunikimit dhe të vazhdohet bashkëpunimi pragmatik në fushat me interes të përbashkët”.

Lexo më shumë  Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës

Megjithatë, në praktikë kjo nënkupton vazhdimin e balancimit mes Perëndimit dhe Kremlinit, një strategji që gjithnjë e më shpesh e vendos Serbinë në një pozitë të pakëndshme mes integrimeve evropiane dhe lidhjeve tradicionale me Rusinë.

YouTube player