Bota

Vuçiqi prezanton armët e reja pak ditë para takimit me Kurtin në Bruksel. Jep sinjale se mund të plasë lufta në Ballkan

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të takohen në Bruksel më 18 gusht, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës si rezultat i vendosjes së masave të reciprocitetit nga qeveria e Kosovës. Në një reagim për mediat, Vuçiç ka theksuar dje se po shkon në Bruksel për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në mënyrë që të përpiqet të ruaj paqen dhe stabilitetin,sepse ky është qëllimi i tij i vetëm. Mirëpo teksa po fliste për paqen që pret pas këtij udhëtimi të rëndësishëm në Bruksel, prezantoi armët e rejadhe pajisjet ushtarake të sapo prodhuara nga industria vendase për qëllime speciale për nevojat e njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë. Pra Vuçiç po mban qëndrim të dyanshëm, teksa bën thirrje për vendosje të qetësisë, u bën publicitet armëve ‘made in Serbia’.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Teksa po fliste për armët tha se rritja e kërkesës për armatime është një tregues i qartë se çfarë drejtimi po merr bota. Si duket presidenti serb po bën të ‘pafajshmin’ në sy të perëndimorëve për të shmangur ndëshkimin nga ana e tyre, por nuk po heq dorë nga skenari për konflikt të armatosur. Vuçiç refuzoi të komentonte qëndrimin e BE-së ku i cilësoi njëlloj fajtorë si Serbinë po ashtu dhe Kosovën.

Vuçiç prezanton armët serbe

Presidenti Aleksandër Vuçiç, foli me krenari për ato produkte, duke theksuar se gjithçka mund të shitet brenda 3 ditëve. Kërkesa e madhe për armatime, sipas tij, është një tregues i qartë se çfarë drejtimi po merr bota. Ndër produktet më kryesore përmendi obusin vetëlëvizës “Nora”, mjetin e blinduar ushtarak “Llazar 3”, sistemin e kombinuar të mbrojtjes ajrore vetëlëvizëse “PASARS-16” dhe modelin e ri të pistoletës “Zastava”.Gjithashtu njoftoi se brenda këtij viti, arsenalit ushtarak të Serbisë do t’i shtohen edhe 11 helikopterë multifunksionalë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *