Bota

Vuçiqi para takimeve në Bruksel takohet me ambasadoren e Kinës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në takim ambasadoren e Kinës në Beograd, Chen Bo, para se të udhëtojë sot për në Bruksel ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sipas njoftimit të Presidencës së Serbisë, Vuçiqi e ka njoftuar ambasadoren me situatën në “Kosovë e M. para takimit në Bruksel në kuadër të dialogut Beograd – Prishtinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”.

Lexo më shumë  Analizë e re e luftës në Ukrainë - humbjet ruse janë shumë më të mëdha sesa mendohej

Në takim Vuçiqi e ka përmendur çështjen e Asociacionit.

“Për nëntë vjet kurrë nuk u ka shkuar në mend ta formojnë Asociacionin e Komunave Serbe. Presim nga BE-ja dhe partnerët ndërkohë që të ndikojnë te Prishtina që me seriozitet dhe përgjegjësi të përmbushë detyrimet siç ka bërë Serbia”, tha Vuçiq në takim, raporton Presidenca e Serbisë.

Ndërkohë ambasadorja kineze ka thënë se respekton integritetin territorial të Serbisë dhe se Kina mbështet gjetjen e një zgjidhje në kuadër të dialogut.

Lexo më shumë  Trump refuzon të kërkojë falje për postimin racist ndaj çiftit Obama

“Kina kupton dhe përkrahë të gjitha të drejtat legjitime të palës serbe, përfshirë edhe ato sa i përket të drejtave të ligjshme të qytetarëve serbë në Kosovë e M.”, tha ambasadorja kineze.

Vuçiqi sot takohet me shefin e NATO-s, Jens Stoltenbergun, ndërsa të enjten në Bruksel takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të ndihmuar nga BE-ja. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *