KryesoreLajme

Vuçiqi në siklet: Ka nisur një valë e re e njohjeve të Kosovës

Aleksandar Vuçiq deklaroi në Konferencën e Ambasadorëve se Serbia mbetet në rrugën evropiane dhe theksoi se Beogradi kishte pritur më shumë mbështetje nga administrata e re amerikane.

Duke folur për përparimet e pritura në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti serb tha se “për momentin Serbia nuk ka mundur t’i ndiejë ato, as sa i përket tarifave, as sa i përket sanksioneve ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë”.

Lexo më shumë  NATO rrëzon raketën e dyte balistike iraniane që shkel hapësirën ajrore turke

Ai ka porositur ambasadorët e Serbisë se duhet të përfaqësojnë politikën shtetërore sipas së cilës Kosova është pjesë e Serbisë, duke theksuar se faktorët rajonalë dhe botërorë kanë nisur një valë të re të njohjeve të pavarësisë së Kosovës, raporton N1.

“Ta dini, çfarëdo që t’ju thonë, çfarëdo që të thirren, asnjë marrëveshje nuk e respektojnë as Prishtina, as Bashkimi Evropian, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje as ato që na i kanë imponuar – për ne Kosova është pjesë e Serbisë, kështu ka qenë dhe kështu do të jetë”, tha Vuçiq.

Lexo më shumë  Manxhuka: Ajo çka ka ngatërruar ministri Nenad Rashiq është pranimi i kërkesës së tij për vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.

“Ne jemi të shtypur pas murit dhe do ta mbrojmë vendin tonë”, u shpreh Vuçiq.

Ndryshe, Kosovën së fundi e ka njohur Bahamet, duke u bërë shteti i 121-të që e njeh pavarësinë e vendit tonë.

YouTube player