Vuçiqi kopjon Millosheviqin fjalë për fjalë në një fjalim
Një ditë pas protestës së pestë me radhë dhe ndoshta më masive deri më tani në Serbi, presidenti i saj Aleksandar Vuçiq ka shpjeguar pikëpamjen e tij për situatën aktuale në Serbi, në një mesazh të publikuar në profilin e tij në Instagram.
Ajo që i ka “vrarë veshët” të gjithëve në mesazhin e Vuçiqit është se, përveç faktit që ai nuk komentoi gjërat e thjeshta dhe kërkesat e dhjetëra mijëra njerëzve, presidenti i Serbisë i dërgoi publikut pothuajse të njëjtën fjali si Sllobodan Millosheviqi bëri më shumë se njëzet vjet më parë.
“Forcat e huaja nuk po e shkatërrojnë Serbinë për shkak të Vuçiqit, por po e shkatërrojnë Vuçiqin për shkak të Serbisë”, ka thënë presidenti i Serbisë në një video-mesazh në Instagram.
Kujtojmë se pothuajse të njëjtat fjalë ka thënë edhe ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, para dorëheqjes së tij dhe demonstratave të mëdha të vitit 2000.
“Nuk po e sulmojnë Serbinë për shkak të Millosheviqit, por Millosheviqin për shkak të Serbisë”, ka thënë Sllobodan Millosheviqi 23 vjet më parë, vetëm pak ditë para rënies së qeverisë së tij.
Të shohim nëse Vuçiqi do këtë të njejtin fat si kasapi i ballkanit, Millosheviqi.
Rruga Press