Lajme

Vuçiqi ‘kërcënon’ edhe në sy të sekretarit të Natos

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për tensionet e fundit në veri të Kosovës dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit paqeruajtës të KFOR-it

Sipas tij, disa nga anëtarët e NATO-s i mbijetuan sulmeve, por se kjo nuk mund të lejohet dhe ata që e kanë bërë duhet të dalin para drejtësisë.

“Pas incidentit të shtatorit kemi shtuar praninë tonë dhe kjo tregon se jemi gati të ruajmë paqen. Unë pres që të dyja palët të përmbahen nga përshkallëzimi. I thashë presidentit Vuçiq se grumbullimi i ushtrisë serbe pranë kufirit nuk do të ndihmonte”, ka thënë ndër tjerash Stoltenberg.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Dhe siç raportojnë mediat në Serbi, lidhur me këtë të fundit, ka ardhur edhe reagimi i presidentit serb.

Vuçiq citohet të ketë thënë në konferencën me shefin e NATO-s se Forcat e Armatosura Serbe i kanë kryer detyrat e tyre në mënyrë profesionale.

“Asnjëherë nuk i ka tejkaluar të drejtat dhe kompetencat e veta. Gjithmonë ka pasur marrëdhënie korrekte me KFOR-in dhe NATO-n. Dhe ku dhe si do ta vendosim ushtrinë tonë, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe ligjet e këtij vendi dhe pa rrezikuar dikë ose në çfarëdo mënyre është puna jonë”.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Në këtë drejtim, theksojnë mediat serbe, “Vuçiq theksoi se Serbia është një vend ushtarakisht neutral dhe se ne nuk marrim urdhra nga askush”.

YouTube player