Vuçiqi i “shfajësohet” Erdoganit përmes telefonit për situatën në veri të Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka biseduar sot(e enjte) përmes lidhjes telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Përgjatë bisedës presidenti serb, Vuçiq, ka thënë se e ka informuar homologun e tij turk, Erdogan, për aktualitetin në Kosovë dhe kronologjinë e ngjarjeve që çuan në siç tha ai, përshkallëzimin e dhunës ndaj komunitetit serb në Kosovë.
Ndër të tjera, Vuçiqi theksoi se kanë biseduar për çështjet rajonale dhe se janë pajtuar që paqja dhe stabiliteti nevojiten më shumë se kurrë.

Rruga Press