KryesoreOpinion/Aktualitet

Vuçiqi i Millosheviçit, ministri perfekt i propagandës, gënjeshtar dhe aktor i denjë për tragjeditë e Shekspirit

Shkruan Ali Mehmeti

Millosheviqi ka pasur të drejtë kur një personazh sikur Vuçiqi, si gënjeshtar dhe aktor, i denjë për tragjeditë e Shekspirit, e ka zgjedhur për ministër të propagandës, të cilit do i merrte lakmi edhe vetë i zgjedhuri i Hitlerit, Gebelsi.

Gënjeshtra e parë: Tha që për të hyrë në veri të Kosovës, njësitë speciale të policisë së Kosovës duhet të kërkojnë leje nga KFOR-i dhe 4 kryebashkiakë serb në veri. E vërteta është se kjo marrëveshje vlen vetëm për Ushtrinë e Kosovës.

Gënjeshtra e dytë: Tha që dokumentin hyrje-dalës obligohen ta marrin të gjithë që hynë në Kosovë, pavarësisht a jetojnë në të ashtuquajturën Serbi apo në Kosovë. Qëllimisht gënjen, apo e hesht faktin, se ky rregull vlen vetëm për ata serb të Kosovës që nuk kanë dokumente të Kosovës. Natyrisht se këtë fakt e dinë edhe vet serbet e Kosovës.

Lexo më shumë  ​Maqedonci: Jemi duke gjeneruar opsione për furnizim me helikopterë

Gënjeshtra e tretë: Shpifi se një grup i çeçenëve paska hyrë në veri të Kosovës sikur grup vëzhgues. Që shpifja disi të besohet shton se, ky grup është armik i regjimit të Kadirovit në Çeçeni, i cili është aleti më besnik i Putinit.

Pyetje për Vuçiqin: Pse nuk i burgosi këta armiq të Kadirovit dhe Putinit dhe t’ia dorëzoj Putinit, sikur aleat i tij besnik.

ROLI I HEROIT: Premtimi drejtuar serbëve në Kosovë është se “nuk do lejojmë kurrfarë dëbimi të serbëve nga Kosova“. Ma kujton fjalinë e “famshme” të Millosheviqit nga viti 1986 në F. Kosovë drejtuar serbëve se “askush nuk guxon t’ju rrah“ – edhe pse askush nuk i rrihte, përkundrazi.

Lexo më shumë  Mijëra u torturuan/ Burgu i Sirisë Deir ez-Zor, tani një gërmadhë

E VËRTETA: se nuk do ketë kurrfarë dëbimi garantojnë institucionet e Kosovës në krye me Albin Kurtin.

PËRFUNDIM: Se as mediumi më besnik në të ashtuquajturën Serbi, siç është agjencioni telegrafik Tanjug, nuk e merr seriozisht Vuçiqin, shihet nga pyetja e parë që ia shtron gazetarja. Përkundër deklaratës dramatike rreth gjendjes në Kosovë gazetarja e pyet se a do e lejojë paradën e krenarisë (paradën e komunitetit LGBT) ?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *