KryesoreLajme

Vuçiqi i ankohet Lavrovit për vendimin e KQZ-së për të mos çertifikuar Listën Serbe si subjekt me të drejtë kandidimi në zgjedhjet e shkurtit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në telefon me Ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergei Lavrov dhe ka deklaruar se e ka njoftuar për gjoja synimin e Kosovës për të ndaluar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, edhe pse vetë LS-ja e ka vertetuar që nuk i njeh institucionet e Kosovës e vetë Kosovën si shtet të pavarur.

“E kam njoftuar ministrin Lavrov, si përfaqësues i një vendi anëtar të OKB-së, se Prishtina, duke shkelur të gjitha aktet e së drejtës publike ndërkombëtare, po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Vuçiqi në llogarinë në Instagram.

Lexo më shumë  BeH-ja paralajmëron aktivizimin e rezervës së Forcave të Armatosura

Ai njoftoi se diskutuan dhe shprehën së bashku shqetësimin për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Republika Srpska, dhe ranë dakord se pajtueshmëria e plotë me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit është mënyra më e mirë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.

Tema e bisedës ishin sanksionet e paralajmëruara ndaj NIS-it, dhe siç tha Vuçiqi, sapo të zbulohen sanksionet amerikane, u organizua takimi i ekspertëve nga Serbia dhe Rusia.

Më tej ai theksoi se Serbia është shumë e interesuar të rrisë shkëmbimin tregtar me Rusinë, pavarësisht faktit se Rusia ndodhet në Sanksione nga BE-ja dhe SHBA-ja.

“Diskutuam edhe për të gjitha çështjet tjera të rëndësishme të bashkëpunimit tonë dypalësh, konfirmuam miqësinë mes vendeve tona dhe shprehëm besimin se me angazhimin tonë më të madh mund ta rrisim shkëmbimin tregtar ndërmjet Serbisë dhe Rusisë”, tha Vuçiqi.

YouTube player