Lajme

Vuçiqi flet për luftë, kurse Rama relativizon: Ja pse na duhet ‘Ballkani i Hapur’

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ideatori i ‘Ballkanit të Hapur’, po flet për luftë këto orët e fundit.

Edhe mediat e tij në Beograd po e përkrahin në këtë retorikë.

Por teksa shumëkush mendon se ‘Ballkani i Hapur’ duhet të ‘vdesë’ edhe zyrtarisht, Edi Rama i habiti të gjithë sot, kur tha se tensionet në Kosovë tregojnë qartë se pse na duhet Ballkani i Hapur.

Lexo më shumë  Vrasësi i Liridona Ademajt: Naimi m’ka thanë që edhe Behgjet Pacolli për këtë rast ka qenë në dijeni, ti e di çfarë pushteti kemi na, nuk ka shansa me nejt në burg ma shumë se dy vjet

Rama tha se situata e krijuar një ditë më parë në veri të Kosovës nuk tregoi se ‘Ballkani i Hapur’ është i panevojshëm apo i gabuar, përkundrazi se është një domosdoshmëri.

“Këto situata tregojnë pikërisht pse duhet Ballkani i Hapur dhe pse Kosova duhet të vijë dhe të ulet në Ballkanin e Hapur. Këto situata tregojnë që ka dy rrugë, rruga e kthimit mbrapa dhe luftës nga e cila nuk fiton më askush dhe rruga tjetër është ndërtimi i paqes. Unë nuk jam me të parën dhe as mos prisni që unë të kem një opinion tjetër”, tha Rama./syri.net

Lexo më shumë  Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025, rritje prej 30%

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *