Vuçiqi edhe sot sulmon e shpif ndaj Albin Kurtit, u bën thirrje serbëve të votojnë Listën Serbe: E vetmja garanci që Kurti mos t’ju dëbojë!
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë Listën Serbe, sepse siç tha ai, është e vetmja garanci që Albin Kurti nuk do t’i dëbojë.
“Po shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë serbëve nga Kosova që të votojnë. Që të mos jetë e vështirë për ata që kanë nevojë për një ditë pushimi për të shkuar në shtëpitë e tyre. Dhe për të votuar për Listën Serbe, sepse ajo është garancia e vetme që Kurti nuk do t’i dëbojë serbët nga Kosova”, tha Vuçiç.
“Lista Serbe është e vetmja listë që dëshiron të luftojë për interesat e popullit serb dhe që Kurti në asnjë mënyrë nuk mund të japë ryshfet”, shtoi presidenti serb, sipas asaj që shkruan Tanjug.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Rruga Press