“Vuçiqi e mori mesazhin se avionët e NATO-s do bombardonin forcat serbe nëse Kosova sulmohej”
Ish-ushtaraku italian dhe eksperti i forcave tokësore të NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë, Thomas Theiner, tha se Vuçiqi mbrëmë vonë mori një mesazh të qartë nga ushtarakët e tij në Shtabin e Përgjithshëm.
Eksperti italian u shpreh se nëse Kosova sulmohej, atëherë reagimi i NATO-s do të vinte brenda disa orësh, prandaj dhe oficerët ia bënë të qartë presidentit të Serbisë.
“Brenda 48 orëve Brigada 173 Ajrore e Ushtrisë Amerikane do të transferohej me ajër në aeroportin e Prishtinës, ndërsa brigada e parashutës së ushtrisë italiane ‘Folgore’ me ajër në aeroportin e Gjakovës (të cilin ushtria italiane e ndërtoi për këtë qëllim)”, shkroi ai.
Theiner thekson më tej se një ditë më vonë do të aktivizohej Brigada e Mekanizuar e Ushtrisë Italiane “Pinerolo”, e cila ndodhet në Bari dhe rrethinat e saj, dhe do të dërgohej nga Divizioni i III Detar i Marinës Italiane me anijet e saj amfibe nga Brindisi në Durrës brenda 2 ditëve.
Nga Durrësi në Mitrovicë, thotë ai, “Freccia IFVs”, mjet luftarak i Brigadës së Motorizuar Pinerolo dhe shkatërruesit e tankeve “Centauro” do të duheshin gjashtë orë për të arritur falë autostradës A1, e cila bashkëfinancohet nga Perëndimi.
“Nëse serbët ndonjëherë shkojnë dhe sulmojnë Kosovën, forcat e Aleancës do t’i tejkalojnë ato në ajër për disa orë, dhe në tokë për disa ditë. Dhe NATO u sigurua që gjeneralët e Serbisë ta dinin këtë,” përfundon ai.