KryesoreLajme

Vuçiqi dhe manipulimi e blerja e votës qytetare në zgjedhjet e Serbisë

Me pagesat e njëhershme të ndihmës, rritjen e pensioneve dhe paraqitjet e palodhura në mediat shtetërore, Aleksandër Vuçiq po kërkon një tjetër fitore në zgjedhjet e së dielës duke u mbështetur kryesisht në bazën e tij rurale dhe të varfër.

Në dekadën e fundit, Vuçiç është mbështetur shumë në vota të tilla për të konsoliduar kontrollin e tij mbi Serbinë.

Edhe pse ai është i përbuzur nga klasa e mesme urbane për shkak të kontrollit të tij autokratik në institucionet serbe, Vuçiç është ende i popullarizuar në mesin e votuesve të varfër dhe ruralë të vendit, të cilët e konsiderojnë atë një garantues të stabilitetit, sipas AFP.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Koalicioni pro-evropian i partive opozitare “Serbia kundër dhunës” që doli nga ato protesta u bashkua me shpresën për të mposhtur Partinë Progresive Serbe (SNS) në pushtet të Vuçiçit në zgjedhje.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, një praktikë e zakonshme e SNS-së në pushtet, u caktuan për 17 dhjetor. Në të njëjtën kohë, do të zgjidhen përfaqësues në Kuvendin e Vojvodinës dhe këshilltarë në 65 komuna dhe qytete, përfshirë Beogradin.

Edhe pse Vuçiç nuk do të jetë në fletëvotim në zgjedhjet e së dielës, ato janë një referendum për presidentin dhe partinë e tij në pushtet.

Sondazhet parazgjedhore tregojnë se SNS do të fitojë sërish dhe do të qëndrojë në pushtet, por çudia ndodh në Beograd, ku e ka humbur vendin e parë.

“Një makineri mediatike që paraqet një vizion të gëzuar për të ardhmen e kombinuar me një qeveri që tund para për të rritur pensionet është diçka që sjell qartësisht sukses,” tha Vojislav Mihailoviç, një analist në Qendrën për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjësi (CRTA) me qendër në Beograd.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
YouTube player