Lajme

Vuçiqi del haptas në krah të Putinit: “Nëse janë kaq të fortë pse nuk e mbrojnë ushtarakisht Ukrainën?

Në Beograd, presidenti pro-rus Aleksandër Vuçiq, akuzoi Perëndimin për standarde të dyfishta, duke krahasuar sulmin e Moskës ndaj Ukrainës me fushatën e bombardimit të NATO-s ndaj vendit të tij në vitin 1999.

Aleanca e NATO-s zhvilloi një fushatë ajrore 78 ditëshe kundër Serbisë në Mars të vitit 1999, për të ndaluar shtypjen e përgjakshme nga forcat ushtarake serbe të shqiptarëve që kërkonin pavarësi. Forcat serbe u detyruan të largohen nga Kosova e cila shpalli pavarësinë, që nuk njihet nga Serbia dhe Rusia.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Fushata e bombardimit të NATO-s, është një argument që përdoret nga nacionalistët serbë për të justifikuar dhe mbështetur sulmin e tanishëm të Rusisë ndaj Ukrainës. Presidenti Vuçiq u shpreh gjatë një interviste për televizionin Pink se “në se Perëndimi është kaq i fortë dhe me moral, përse nuk ndërhyn kundër Rusisë, përse nuk e mbron ushtarakisht Ukrainën?”

Morali është një kategori e rëndësishme në politikë”, vazhdoi ai, “por nuk mund ta respektosh një ditë dhe ta harrosh ditën tjetër”.

Megjithëse kandidat për Bashkimin Evropian, Serbia, nën presidentin Vuçiq ka krijuar lidhje të forta ushtarake dhe politike me Kremlinin.

Serbia votoi në favor të rezolutës së OKB-së që dënonte sulmin në Ukrainë, por është vendi i vetëm evropian, që nuk i është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Kremlinit./ VOA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *