Lajme

Vuciqi bën zëdhënësin e Radojiciqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për TV Espanyol, ka thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

“Radoiçiq nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, ka thënë Vuçiq, transmeton Euronews.

Vuçiqi tutje është shprehur se Lista Serbe është “luftëtare e lirisë” dhe se të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë, sipas tij, e mendojnë të njëjtën gjë.

Lexo më shumë  Haxhiu dërgon komente në Kushtetuese mbi Ligjin për Byronë

Presidenti serb e cilësoi situatën në Kosovë si shqetësuese.

“Nuk e di nëse ajo që ndodhi ishte një pikë kthese. Jam shumë i shqetësuar sepse e di sa agresivë janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Sidomos kur besojnë se kanë shumë mbështetje nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar dhe kjo më shqetëson dhe më tremb”, ka thënë Vuçiq.

Radoiçiqi është në “listën e zezë” të SHBA-së. I ndalohet hyrja dhe të bëjë biznes në SHBA. Ai u vendos në listë për shkak të lidhjeve të dyshuara me krimin e organizuar transnacional.

Lexo më shumë  Sot zyrtarisht lëshohet uji në kanalin e “Iber Lepencit”

Rruga Press

YouTube player