Bota

Vuçiq: Nëse Kosova anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, do të befasoheni nga reagimi i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë ditës së sotme ka paralajmëruar se nëse Kosova bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare, Serbia do të habis me reagimin e fuqishëm dhe efikas.

Këto deklearata Vuçiq i ka dhënë gjatë ditës së sotme ndërsa theksoi se janë duke analizuar gjithçka çfarë po ndodhë.

“Nëse fillohet me këtë, do të befasohen nga reagimi i fuqishëm dhe efikas i Serbisë. Nëse Kosova do të pranohej në organizatat ndërkombëtare, do të thoshte shkelje e Marrëveshjes së Uashingtonit. Atëherë do të kuptoni se sa vende kanë tërhequr vendimin për njohjen e saj”, tha Vuçiq.

Lexo më shumë  Ukraina sulmon depot e naftës në Rusi

Madje ai kërkoi që në këtë çështje të veprohet në mënyrë të përgjegjshme.

“Pra nëse ata veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme, ne do të përgjigjemi seriozisht dhe me përgjegjësi”, ka thënë Vuçiq, përcjell RTS.

Deklaratat e Vuçiq në Leskovc erdhën pasi u pyet në lidhje me qëndrimet e tij dhe iniciativën që Kosova të anëtarësohet në NATO dhe mbështetjen e Turqisë në këtë ide.

Lexo më shumë  CO2 me shumicë/ Nivelet e dioksidit të karbonit të çliruar në ajër u rritën më shpejt se asnjëherë në 2024-n

Kjo kërkesë e Kosovës për tu anëtarësuar në NATO u mbështet javën e kaluar edhe nga Presidenti i Turqisë.

Madje për këtë të fundit Vuçiq ka thënë se ka hequr dorë nga dërgimi i një note proteste ndaj Turqisë në lidhje me qëndrimin e Presidentit Rexhep Taip Erdogan për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Kam pasur një bisedë me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Ai sqaroi se çfarë tha, çfarë u përcoll dhe ne morëm vendimin që të mos dërgojmë notën”, tha tutje Vuçiq.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *