Lajme

Vuçiq mohon përsëri Masakrën e Reçakut: Tedosijeviq tha të vërtetën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq vazhdon të shikojë nga e kaluara, përkatësisht, duke e mohuar atë, e duke mbrojtur versionin serb se shteti i tyre nuk ka kryer kurrë masakra në Kosovë, e se kjo është vetëm një shpifje nga ana e shqiptarëve.

Përmes një videoje ai ka reaguar pas vendimit dënues të Gjykatës së Apelit ndaj ish-ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq.

Më 5 dhjetor 2019, Gjykata e Prishtinës i kishte shqiptuar dënimin me dy vjet burg efektiv ish-ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq.

Lexo më shumë  Serwer: Suksesi i Kosovës nuk i leverdis Vuçiqit, ai do t’i vazhdojë përpjekjet destabilizuese

Ai është shpallur fajtor nga Gjykata e Prishtinës, për një deklaratë të dhënë vitin 2018, me të cilën e quante trillim masakrën e Reçakut të 15 janarit 1999, ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.

Të njëjtin dënim, dje Gjykata e Apelit në Prishtinë ia vërtetoi – dy vite burgim.

Por, me këtë nuk është pajtuar as presidenti i Serbisë, Vuçiq. Ai madje, tha se deklarimet e Todosijeviq kanë qenë të vërteta mbi Reçakun.

“Një serb nga veriu i Kosovës, Ivan Todosijeviq, u dënua me dy vjet burg me një vendim përfundimtar vetëm sepse tha të vërtetën. E vërteta për Raçakun, e vërteta për gjithçka që i ndodhi popullit serb”, ​thotë ​Vuçiq në videon e postuar në profilin e tij në Instagram.

Lexo më shumë  Arrestohet një serb në veri, u prezantua si doganier

Ndërkohë, sot gjyqtarët dhe personeli tjetër administrativ nga etniteti serb nuk dolën fare në punë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë të Veriut. Siç u raportua nga mediat lokale, ata nuk u pajtuan me vendimin e Apelit mbi dënimin e Ivan Todosijeviq.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *