Lajme

Vuçiq e kupton më në fund: Nuk futemi në BE derisa të zgjidhim marrëdhëniet me Prishtinën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përshëndet marrëveshjen e arritur me Kosovën në Bruksel lidhur me targat. Ai tha se pala serbe pranoi propozimin e kompromisit për uljen e tensioneve në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, propozim ky që ishte lajmëruar nga Kosova më herët

“Personalisht, jam shumë i kënaqur dhe kjo është shumë e rëndësishme për palën tonë”, është shprehur Vuçiç. Presidenti serb konfirmon se palët ranë dakord që forcat speciale të Kosovës të tërhiqen nga Jarinja dhe Bërnjaku në të njëjtën kohë me heqjen e barrikadave më 2 tetor.

Lexo më shumë  Paralajmëron Serwer: Rikthimi i Donald Trump dhe bashkëpunimi i tij me serbofilin Richard Grenell çojnë Ballkanin në luftë

Duke e quajtur historike vizitën e presidentes së Komisionit Europian në Beograd, Vuçiç tha se gjetja e një zgjidhjeje përfundimtare për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë do të hapë edhe dyert e Bashkimit Europian për vendin e tij. “Serbia nuk do të jetë anëtare e BE derisa të zgjidhë marrëdhëniet me Prishtinën, por do të luftojmë për t’i zgjidhur ato”, tha Vuçiç.

Nga deklarata e Vuçiq arrijmë të kuptojmë që barrikadat janë të nxitura nga Beogradi zyrtar dhe jo nga banorët në veri të Kosovës, si dhe ai nuk mund ta shes dot si humbje faktin që u detyrua të nënshkruajë një marrëveshje që i vendos Kosovën dhe Serbinë në raporte barazie.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *